Mot më i ngrohtë e kryesisht me diell do të mbajë ditën e premtë.
Orëve të mëngjesit me mundësi për mjegull ultësirave, ndërsa ditën kalojnë edhe vranësira të pakta, po kryesisht shtresore të larta, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat minimale zbresin në 7C e 12C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 25C e 27C.
Ngrohtë e me kthjellime mbetet moti deri në fundjavë. Të dielen mbrëma vranësirat fillojnë të shtohen.
Në fundjavë edhe pritet të regjistrohen temperatura prej 26C e 28C, lokalisht. Nga e hëna temperaturat pësojnë rënie të theksuar edhe për 10C deri në 14C e 15C, maksimalet, derisa priten kushte edhe për të reshura shiu.