Mot i ngrohtë, kryesisht me diell parashihet për ditën e premtë.
Orëve të pasdites, përreth viseve malore, kryesisht nga vargmalet e Sharrit, mund të paraqiten kushte për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu. Temperaturat në mëngjes zbresin në 10C deri 13C, ndërsa ato maksimale arrijnë në 24C deri 27C, njofton Prishtina Weather.
Mot i ngrohtë e kryesisht me diell parashihet edhe ditën e shtunë, me maksimale prej 25C e 27C. Të dielen, me kalimin e një sistemi frontal, priten mundësi për reshje të pakta shiu, derisa temperaturat zbresin në 20C.
Mirëpo, në fillim të javës së ardhshme, sërish kthehen kthjellimet e temperaturat rriten në 24C e 25C.