Ngritet sërish çmimi i vajit në Kosovë, shkon në 2 euro e 99 centë

0
357

Çmimi i vajit të lulediellit në marketet e Kosovës është ngritur sërish dhe një litër po kushton 2 euro 99 centë, shkruan Reporteri.net.

Gazetari Imer Mushkolaj ka shpërndarë fotografi nga çmimet e ngritura të vajit.

Javë më parë çmimi i një litre vaj kishte arritur në afro 4 euro.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nisi inspektimet ndaj operatorëve ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të vajit, miellit e sheqerit, duke dënuar me gjoba edhe disa prej tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se çmimi i vajit në Kosovë kishte arritur nivelin e çmimit më të lartë në botë.

Kurti kishte përsëritur disa herë se po tentohet të manipulohet me çmime teksa paralajmëroi masa për siç tha ata që po tentojnë të përfitojnë nga kjo krizë. /Reporteir.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here