Ngritet aktakuzë ndaj shtetasit turk që vrau vajzën e tij me thikë kuzhine në Prizren

0
103

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj M.G (shtetas turk), pasi akuzohet se vrau me thikë vajzën e tij, sulmoi edhe vajzën tjetër dhe bashkëshorten.

Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali pati raportuar ekskluzivisht.

Sipas aktakuzës, M.G në mëngjesin e 6 majit të këtij viti, pasi fali namazin, shkoi në dhomën e vajzave të tij dhe teksa po flinin, e sulmoi Sh.G e cila nga britmat e zgjoi motrën e saj, e cila poashtu u sulmua nga babai.

I akuzuari, fillimisht hyri në kuzhinë dhe mori një thikë me të cilën i sulmoi.

“Sipas aktakuzës, më 06 maj 2025, rreth orës 05:30 të mëngjesit, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, në banesën ku i pandehuri jetonte bashkë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, me dashje e privon nga jeta anëtarin e familjes, përkatësisht vajzën e tij, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit, menjëherë pas kryerjes së ritualit të faljes së namazit, i pandehuri me dashje ka marrë një thikë kuzhine me gjatësi të tehut rreth 23 centimetra, të cilën familja e përdorte për prerjen e mishit, dhe niset në drejtim të sallonit të banesës, ku ishin duke fjetur vajzat e tij, viktima Sh.G., dhe e dëmtuara A.R. I pandehuri, duke shfrytëzuar momentin kur vajzat ishin në gjumë, afrohet pranë shtratit dhe e sulmon me thikë viktimën Sh.G., duke e prerë në qafë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin për ngritje të aktakuzës, poashtu thuhet se M.G e sulmoi dhe bashkëshorten e tij e cila u zgjua nga britmat e vajzave.

“Në momentin kur viktima Sh.G., fillon të bërtasë zgjohet nga gjumi e dëmtuara -vajza tjetër A.G., e cila tenton ta pengojë të pandehurin në veprimet e tij. I pandehuri më pas e godet edhe atë me të njëjtën thikë, duke i shkaktuar plagë prerëse dhe shpuese në të dy anët e qafës. Nga klithmat e vajzave zgjohet edhe bashkëshortja e tij, R.G., e cila hynë në sallon dhe tenton ta ndalojë të pandehurin, gjatë së cilës pëson lëndime në fytyrë dhe në dorën e majtë. Pas një përleshjeje të shkurtër, e dëmtuara R.G., ka arrinë ta shtyjë të pandehurin në dhomën e gjumit, ku e mbyll dhe bllokon derën me orendi, duke siguruar kështu mundësinë për të telefonuar për ndihmë”, thuhet mes tjerash.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima Sh.G kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here