Prokuroria i ka ngritur aktakuzë ministres Donika Gërvalla.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj, shkruan lajmi.net.
Kjo e fundit ka bërë me dije se aktakuza është ngritur më 31 janar.
“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ajo.