Meritoni, Egla dhe Ilnisa, tashmë janë të vendosur nga ‘Vëllai i Madh’ te dhoma e ‘Torturës së Bardhë’, ku të shtunën do të marrin vesh se cili prej tyre, do të rifutet në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.
Edhe pse produksioni i skualifikoi prej garës për shkak të sjelljeve të pahijshme të tyre duket sikur banorët nuk do të bëjnë paqe me njëri-tjetrin, sidomos Egla dhe Meritonin.
Pak momente më herët janë ndarë disa pamje të tre skualifikuarëve të cilët janë përfshirë në një ‘përplasje’ me njëri-tjetrin, ku Egla është kthyer ashpër ndaj Meritonit duke i thënë:
‘Ik re, ik ngri brekët kur flet me mua atë bëj se të kanë rënë brekët.
Shko mbill ndonjë qereste.
Ec se je i djegur! Ty ta hoqa vizën unë.
Ngri brekët të thash dhe mos më ec me brekët nëpër shtëpi ashtu.’
Shiko videon: