Ngrënia pas orës 20:00 dëmton shëndetin – Rrit rrezikun për diabet dhe shqetëson gjumin

0
107

Një studim i ri i publikuar në “Journal of Clinical Endocrinology” paralajmëron se ngrënia pas orës 20:00 mund të ketë pasoja serioze për shëndetin, shkruan Gazeta Sinjali.

Studiuesit thonë se ushqimi i vonë ndikon negativisht në metabolizëm, redukton djegien e kalorive dhe rrit ndjesinë e urisë, duke çuar kështu në shtim peshe dhe rrezik më të lartë për diabet tip 2.

Përveç efektit në peshë, ngrënia vonë ndikon edhe në prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit, duke e vështirësuar pushimin natën. Kjo ndikon negativisht në përqendrimin dhe produktivitetin e ditës tjetër.

Ekspertët rekomandojnë që darka të hahet përpara orës 19:00, duke përfshirë ushqime të lehta si peshk, perime të ziera dhe sallata me proteina. Zgjedhjet e ushqimit në orët e mbrëmjes ndikojnë thelbësisht në energjinë dhe mirëqenien e përditshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here