Donkey Perry, gomari që shërbeu si frymëzim për personazhin e njohur të filmit të animuar “Shrek”, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare, raportojnë mediat amerikane, shkruan 04 Online.
Lajmi u konfirmua nga Qendra e Kafshëve “Baron Park” në Palo Alto, Kaliforni. “Ai ishte një anëtar i dashur i komunitetit tonë dhe lajmi për ngordhjen e tij do të prekë shumë njerëz,” deklaroi qendra në një njoftim.
Mike Holland, një nga animatorët e “Shrek”, kujton Perry-n si frymëzimin pas personazhit të gomarit në film. Ndërkohë, zëri i këtij personazhi të dashur u soll në jetë nga komediani i famshëm Eddie Murphy, duke krijuar një nga partneritetet më të paharrueshme në kinemanë e animuar./04 Online