Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona të natës në Suharekë, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Emergjencës në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se Policia me të marrë informacionin ka dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
Viktima dyshohet se është i moshës rreth 56-vjeçare dhe vjen nga një fshat i komunës së Suharekës.
Pas ekzaminimeve nga Policia, me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.