E ardhmja e trajnerit Maurizio Sarri te Lazio është ende në pikëpyetje. Tekniku që zuri vendin e Simone Inzaghit në verën e shkuar është i pëlqyer në klub, por bisedimet për rinovimin e kontratës ende nuk kanë nisur, ose të paktën kështu raportojnë mediet italiane.
Që nga muaji dhjetor kur presidenti Claudio Lotito deklaroi se trajneri do të rinovonte për dy vite, asnjë komunikim tjetër nuk është bërë nga klubi i Lazios në lidhje me këtë çështje, madje edhe vetë Sarri e ka shmangur pyetjen për këtë çështje në konferencat e dhëna.
Një nga arsyet e kësaj ngecjeje shihet edhe drejtori sportive i klubit, Igli Tare, i cili ka pasur disa përplasje me trajnerin, me këtë të fundit që shpesh e ka fajësuar shqiptarin për zgjedhjen e lojtarëve jo të duhur, gjë që sipas Sarrit ka sjellë edhe mungesën e rezultateve./SS