Në komunën e Dragashit është arrestuar një person nën dyshimin për ngacmim seksual.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, i arrestuari dyshohet se kishte ngacmuar një të mitur.
“Dragash 19.07.2023, 13:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online