Një rast i ngacmimit është raportuar në stacionin policor në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare të mitur.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:25 në Prizren.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe i është iniciuar vepra penale “Ngacmim”.
“NGACMIM / Prizren 05.09.2022 – 15:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./SO