Rastet e ngacmimeve janë të shpeshta në vendin tonë. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga raporti i Policisë së Kosovës dërguar mediave.
Një rast i ngacmimit është raportuar para katër dite në Stacionin Policor në Prizren, raporton SO.
Policia ka njoftuar se një person i dyshuar ka ngacmuar babin e tij, duke mos treguar arsyet se përse ka ndodhur ky rast.
Poashtu, nga policia është bërë e ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 24.12.2022 – 14:59. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ngacmuar babain e tij, viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.