Nga trajtimit i anemisë te problemet me fertilitetin, të mirat e kurës 40 ditore me fiq të thatë dhe vaj ulliri

0
121

Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat që vijnë nga një kurë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme. Bëhet fjalë për përzierjen e vajit ekstra të virgjër të ullirit me fiqtë e thatë. Kjo kurë 100% natyrale këshillohet të konsumohet kundër sëmundjeve dhe problemeve të renditura më poshtë.

Problemet shëndetësore që trajton kura me fiq të thatë

Konstipacion,
Hemorroidet,
Problemet me stomakun,
Anemi,
Kolesterol të lartë,
Bronshit,
Azmë,
Probleme me fertilitetin
Vlerat shëndetësore të fiqve të thatë

Fiqtë, të thatë dhe të freskët kanë efekt laksativ në organizëm sepse janë shumë të pasur me fibër dietike. Këto fruta janë shumë efikasë për rënien në peshë. Fiqtë janë një alternativë e shkëlqyer për trajtimet terapeutike të njerëzve që janë alergjikë ndaj produkteve të bulmetit. Këto fruta janë një burimet më të pasura bimore të kalçiumit. Fiqtë e thatë janë jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë.

Studimet më të fundit konfirmojnë se konsumi i vetëm 2 fiqve të thatë në ditë, ofron përmirësim të ndjeshëm të sasive të antioksidantëve në organizëm. Fiqtë përmbajnë edhe sasi të mëdha të kaliumit. Ky mineral është i dobishëm për rregullimin e tensionit të gjakut dhe funksioneve të tjera të organizmit. Sipas të dhënave, prania e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 ndihmon në parandalimin e atakut në zemër dhe mirëmbajtjen e tensionit të gjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here