Nga sot komuniteti rom e gëzon të drejtën e përkthimit në gjuhën e tyre në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës.
Lajmin e kanë dhënë avokatët Gent e Blend Gjini.
Njoftimi i plotë:
Urime për komunitetin rom…… Sot me datën 11.01.2024 Avokat Gent&Blend me rastin e parashtrimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme, kemi fituar betejën gjyqesore ne raport me 2 aktgjykimet e gjykatave të cilat padrejtësisht të akuzuarin pjesëtarin e komunitetit rom, Cevdet Caca të njejta vendime e kishin dënuar me burgim efektiv 7 muaj pjesëtarin rom. Urime komunitetit rom kjo e drejtë tani me ne praktikë gjyqësore e ndërtuar nga procesi ynë gjyqësor qe kemi përfaqesuar dhe fituar për të drejtën e komunitetit që në gjuhën e saj ne procedurat gjyqësore të sigurohet dhe përfaqesohet gjuha rome.
Tashme edhe nje arsye me shume per t’iu gezuar faktit. Tani e tutje do te kete edhe perkthyes dhe interpret ne sistemin gjygjesore nga gjuha Rome ne Shqip dhe anasjelltas nga perkthyesi i licencuar Avdi Misini nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës(KGJK).