Nga sot mund t’i vendosni gomat e verës në veturën tuaj, këto janë disa nga këshillat

0
359

Nga data 15 mars edhe zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e gomave të verës në Kosovë, shkruan Gazeta Metro. 

Gomat janë kontakti i parë dhe i vetëm i veturës tuaj më rrugën, për këtë me bindje ekspertët e veturave dhe gomave thonë: Nuk ka rëndësi se në çfarë gjendje është vetuar juaj, pasi pika e vetme e kontaktit me rrugën janë gomat.

Me ngritjen e temperaturave, gomat e dimrit bëjnë shumë zhurmë, konsumohen më shumë dhe koha e frenimit është me e gjatë.

Ndërsa gomat e verës kanë performancë shumë më të lartë në frenim, dhe përbërja e tyre speciale mundëson që të kenë nivel shumë më të ulët të zhurmës.

Në çastin kur goma lëvizë mbi sipërfaqen e rrugës krijohet një fërkim i njohur me emrin rezistencë e rrotullimit.

Sa më e lartë rezistenca e rrotullimit, aq me i lartë është harxhimi i lëndës djegëse.

Zgjedhja e duhur e gomave ul harxhimin e lëndës djegëse, si dhe ndikon ndjeshëm në uljen sasisë së dioksidit të karbonit në ajër.

Por përveç të mirave që përfitohen me përdorimin e gomave të verës, mund të shmangni edhe vënien e dënimit për përdorim të gomave të dimrit në sezonin e verës.

Si të kujdesemi për gomat tona?

Gjendja e gomave tuaja është një gjërat më të rëndësishme për një vozitje të sigurt.

Çfarë duhet të bëjmë që të kujdesemi për gomat tona, veturën tonë dhe jetët tona? Ju këshillojmë të ndiqni këto pesë rregullat e arta, për performancë të sigurt dhe një jetë më të gjatë e të  dobishme për gomat tuaja:

Kontrolloni presionin e gomave tuaja rregullisht. Inflacioni i pabarabartë i gomave ndikon në cilësinë e ngarjes të veturës tuaj si dhe ndikon në konsumin e pabarabartë të gomave.

Ndërroni pozicionet e gomave tuaja nga boshti i parë tek boshti prapmë pas çdo 5.000 deri 10.000 kilometra. Mos harroni të kontrolloni presionin e gomave kur ndërroni gomat.

Kontrolloni nëse gomat janë montuar në drejtimin e duhur, siç është e shënuar në goma. Nëse gomat janë të montuar kundër drejtimin e tyre të përcaktuar në goma, cilësitë e tyre lëvizëse nuk do të jenë më të mirat në të gjitha kushtet.

Vozisni të qetë! Frenimi i menjëhershëm dhe goditjet anësore në cepa dhe kënde shkurtojnë jetën e përdorimit të gomave. Vozisni të sigurt dhe shmangni reagimet e menjëhershme jo vetëm për të qenë më të sigurt por edhe për të rritur jetëgjatësinë e gomave tuaja.

Kur ndërroni gomat, kontrolloni gomat tuaja të vjetra për konsum të pabarabartë. Kujdesuni që gomat të jenë montuara në mënyrë korrekte Nëse nuk jeni të sigurt për gjendjen e gomave tuaja ose për montimin e tyre, drejtojuni specialistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here