Nga sot hapen kluben e natës dhe lejohet organizimi i dasmave

0
309
Foto: Ilustrim

Nga sot do të hapen klubet e natës si dhe do të lejohet organizimi i festivaleve, koncerteve, e dasmave.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës.

“Nga sot, me datë 7 mars 2022, zyrtarisht lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shogërore deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Subjektet që menaxhojnë me këto veprimtari, mund të funksionojnë sipas orarit të rregullt, pra Ligjit për Tregti të Brendshme dhe Rregulloreve Komunale”, thuhet në njoftim.

Në këtë njoftim thuhet se subjektet janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës për të kontrolluar posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura me vendimin e ri./Klankosova.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here