Nga sherri te vrasja në shtëpinë e barit, dënohen me burg përjetë 2 shqiptarët në Britani

0
287

Me burg përjetë janë dënuar dy shqiptarët Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, në Gjykatën e Bristol Croën për vrasjen e rivalit të tyre Aranit Lleshi, 32 vjeç, pas një sherri për kanabisin me vlerë 95 mijë paund më 24 maj në Bristol.

Nikola Palaj, 29 vjeç, u dënua me 5 vite burg për vrasjen e Lleshit. Ndërsa 35-vjeçari Kastriot Mhillaj pranoi akuzën për sjellje të dhunshme përpara fillimit të gjykimit. Mhillaj u dënua më herët me 18 javë burgim, por u lirua menjëherë pasi tashmë është në paraburgim prej gati një viti.

Gjatë gjyqit u tha kanabisi po rritej në një shtëpi me qira afër skenës së përleshjes në Bloomfield Road, Brislington. Aranit Lleshi dhe vëllai i tij Sadik Lleshi, po përgatiteshin për të korrur kanabisin kur u sulmuan nga rivalët e tyre.

/Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here