Ditën e sotme gazetaret e moderatoret e TAR, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro kanë intervistuar dy prej banorëve të BB VIP, Efin dhe Luizin.
Një nga pyetjet për Efin ka qenë se çfarë e bëri Efin të rikthehej në atë shtëpi?
“Gjëja e parë ishte dashuria e njerëzve, po të mos pranoja dukej sikur kam frikë, pastaj pjesa tjetër erdha ta shijoj, por nuk ndodhi ashtu. Unë atë që kisha për të treguar e kisha treguar nuk kisha diçka të re dhe ja arrita finalen”, u shpreh Efi duke theksuar se e ka pasur në mëdyshje.