Ish-gardiani i shkollës së futbollit Teuta, Klinton Krasniqi është bërë pjesë e e TSV 1860 München.
I riu nga Prizreni i është bashkuar të rinjve U 21 të këtij klubi. Portieri me përspektivë do ta ruajë portën e klubit të njohur gjerman.
Krasniqi është shprehur i lumtur për këtë hap që ka arritur, duke shtuar që me këtë klub synon të arrijë nivelet më të larta.
“Jam pritur jashtëzakonisht mirë nga stafi dhe të gjithë bashkëlojtarët. Atmosfera është shumë e mirë dhe mënjëherë jam ambientuar”, ka shtuar ai.