Qeveria në detyrë ka miratuar rritjen e pensioneve dhe shtesat për fëmijë duke filluar nga muaji nëntor.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se e gjithë vlera e përgjithshme për pensionet do të jetë mbi 11 milionë euro.
“Kjo parasheh vlerën e pensioneve nga 120 në 150 euro, skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18 vjeç, pensioni familjarë dhe pensioni invalidor i punës. Kosto e përgjithshme është 11.47 milionë euro”.
 
            












































