Nga “mrekullia” tek “drama”,  Leicester vetëm një hap larg Championshipit

0
169

Në sezonin 2015-2016 në Premier League u regjistrua një nga surprizat më të bukura të futbollit. Në kampionatin më të bukur në planet, skuadra kampione e atij edicioni ishte një nga emrat më pak të kuotuara për të arritur suksesin, por në fund Leicester City u kurorëzua si fituese e Premier League.

Shtatë vite pas atij suksesi magjik, sot “dhelprat” janë me një këmbë në Championship. Skuadra që fitoi simpatinë e mbarë opinionit sportive në botë, sot ndodhet në pozita tepër të vështira, në vendin e 18-të, me 30 pikë pas 35 ndeshjesh.

Claudio Ranieri ishte trajneri që realizoi një mrekulli, por sot Leicester nga ndeshja e fundit e atij sezoni kur u shpall kampion kishte vetëm një lojtar në skuadrën që zbriti në fushë në përballjen e javës së 35-të, Jamie Vardy, ndërkohë që dhe Daniel Amartey është pjesë e ekipit, të gjithë të tjerët janë larguar.

Situata nuk është aspak e mirë te “dhelprat” që në 3 ndeshjet e fundit do të synojnë që të marrin pikët e mjaftueshme për të shmangur zbritjen në nivelin e dytë të futbollit në Angli.  Humbja me Fulhamin 5-3  ishte një goditje e rëndë për Leicesterin, që bëri një tjetër hap pas, duke iu afruar rënies.

Rënia nga kategoria do të sillte akoma dhe më shumë probleme, që lidhen me financat, pasi klubi po has vështirësi në muajt e fundit e largimi nga Premier League do të ishte një goditje e rëndë. Rrugëtimi I Leicester ngjason me grafikën e një ekuacioni, nga ngjitja në elitë, tek titulli I paimagjinueshëm kampion e tani, një rikthim I mundshëm në Championship.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here