Në mëngjes, moti do të jetë kryesisht i mbuluar nga vranësirat, me mundësi për shfaqjen e mjegullës në disa ultësira dhe lugina. Me kalimin e orëve, qielli do të fillojë të pastrohet pjesërisht, duke sjellë intervale me diell, por edhe vranësira sporadike që mund të mbeten të pranishme, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë lehtë deri mesatarisht nga drejtimi jugperëndimor, me një shpejtësi që do të variojë nga 10 deri në 28 km/h, duke krijuar një ndjesi të lehtë freskie, veçanërisht në zona të hapura.
Temperaturat do të shënojnë një tendencë rritjeje krahasuar me ditët e mëparshme. Vlerat minimale pritet të jenë ndërmjet 0 dhe 2°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 5 deri në 9°C, duke bërë që dita të jetë relativisht e këndshme për muajin janar./04 Online