Nga lufta në paqe, disa nga fotografitë që dëshmojnë ndryshimin e Kosovës

0
92

Sot bëhen 25 vjet nga dita kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë. Mediat botërore, atëkohë, pasqyruan gëzimin e qytetarëve të Kosovës kur ata takonin për herë të parë ushtarët e misionit të KFOR-it.

Disa vende që shihen në fotografitë e qershorit 1999 duken ngjashëm edhe sot, por shumica janë transformuar krejtësisht.

Kaçanik 12 qershor 1999: Në këtë fotografi të shkrepur më 12 korrik në qytetin e Kaçanikut në jug të Kosovës, shihen ushtarët britanikë, derisa me helikopterë zbresin mbi një urë për të siguruar atë për arritjen e trupave të tjera të NATO-s. Qindra trupa britanike, përfshirë ata elitarë Gurkha, të njëjtën ditë vazhduan rrugën drejt Prishtinës.   6 qershor 2024: Vendi ku është shkrepur kjo fotografi nuk ka ndryshuar shumë as 25 vjet pas. Aty vërehet zgjerimi i rrugës dhe anësoret mbi urë. Disa shtëpi dhe objekte tjera janë ndërtuar ndër vite, si dhe një rrugë është asfaltuar.
Kaçanik

12 qershor 1999: Në këtë fotografi të shkrepur më 12 korrik në qytetin e Kaçanikut në jug të Kosovës, shihen ushtarët britanikë, derisa me helikopterë zbresin mbi një urë për të siguruar atë për arritjen e trupave të tjera të NATO-s. Qindra trupa britanike, përfshirë ata elitarë Gurkha, të njëjtën ditë vazhduan rrugën drejt Prishtinës.

6 qershor 2024: Vendi ku është shkrepur kjo fotografi nuk ka ndryshuar shumë as 25 vjet pas. Aty vërehet zgjerimi i rrugës dhe anësoret mbi urë. Disa shtëpi dhe objekte tjera janë ndërtuar ndër vite, si dhe një rrugë është asfaltuar.

Prishtinë 13 qershor 1999: Një tank i rëndë i ushtrisë britanike i njohur me emërtimin “Challenger”, shihet në lagjen Veternik të Prishtinës, një ditë pas arritjes së trupave britanike në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Trupat e NATO-s nisën të marrin kontrollin e Prishtinës pas tërheqjes së trupave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë.   5 qershor 2024: Kjo rrugë ka ndryshuar krejtësisht. Përveçse është zgjeruar rruga, janë ndërtuar qindra objekte afariste dhe banimi. Megjithatë, rruga dhe lagjja janë lehtësisht të identifikueshme për shkak se disa objekte në sfond vazhdojnë të jenë ende aty.
Prishtinë

13 qershor 1999: Një tank i rëndë i ushtrisë britanike i njohur me emërtimin “Challenger”, shihet në lagjen Veternik të Prishtinës, një ditë pas arritjes së trupave britanike në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Trupat e NATO-s nisën të marrin kontrollin e Prishtinës pas tërheqjes së trupave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë.

5 qershor 2024: Kjo rrugë ka ndryshuar krejtësisht. Përveçse është zgjeruar rruga, janë ndërtuar qindra objekte afariste dhe banimi. Megjithatë, rruga dhe lagjja janë lehtësisht të identifikueshme për shkak se disa objekte në sfond vazhdojnë të jenë ende aty.

Prishtinë 13 qershor 1999: Ushtarët britanikë derisa shikojnë një objekt banimi kolektiv duke u djegur në Prishtinë. Sipas përshkrimit të fotografisë nga Reuters, kjo fotografi është shkrepur pak kohë pasi trupat britanike ishin sulmuar me armë zjarri nga një pjesëtar i ushtrisë serbe.   5 qershor 2024: Përgjatë viteve shihet se në këtë lokacion është ndërtuar një objekt shkollor, si dhe janë vendosur rrethoja pas zgjerimit të rrugës. Shumë objekte të tjera për banim kolektiv janë ndërtuar në 15 vjetët e fundit.
Prishtinë

13 qershor 1999: Ushtarët britanikë derisa shikojnë një objekt banimi kolektiv duke u djegur në Prishtinë. Sipas përshkrimit të fotografisë nga Reuters, kjo fotografi është shkrepur pak kohë pasi trupat britanike ishin sulmuar me armë zjarri nga një pjesëtar i ushtrisë serbe.

5 qershor 2024: Përgjatë viteve shihet se në këtë lokacion është ndërtuar një objekt shkollor, si dhe janë vendosur rrethoja pas zgjerimit të rrugës. Shumë objekte të tjera për banim kolektiv janë ndërtuar në 15 vjetët e fundit.

Podujevë 18 qershor 1999: Forcat e KFOR-it arritën në Podujevë disa ditë më vonë se në qytetet tjera të Kosovës. Në këtë fotografi shihen fëmijët duke vrapuar pranë një tanku derisa përshëndesin ushtarët britanikë, të cilët sapo kishin arritur në qytet.   6 qershor 2024: Njëzetepesë vjet pas, në të njëjtin vend objekti komunal mbetet thuajse i njëjtë. Sheshi kryesor është zgjeruar dhe janë ndërtuar objekte të reja.
Podujevë

18 qershor 1999: Forcat e KFOR-it arritën në Podujevë disa ditë më vonë se në qytetet tjera të Kosovës. Në këtë fotografi shihen fëmijët duke vrapuar pranë një tanku derisa përshëndesin ushtarët britanikë, të cilët sapo kishin arritur në qytet.

6 qershor 2024: Njëzetepesë vjet pas, në të njëjtin vend objekti komunal mbetet thuajse i njëjtë. Sheshi kryesor është zgjeruar dhe janë ndërtuar objekte të reja.

Prizren 15 qershor 1999: Një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kalon pranë një tanku gjerman më 15 qershor të vitit 1999. Trupat e UÇK-së marshuan në këtë qytet pas largimit të një konvoji të gjatë të civilëve dhe policëve serbë nga Prizreni.   6 qershor 2024: Njëzetepesë vjet pas kësaj dite, në të njëjtin vend shihet objekti i përfunduar i hotelit “Theranda”.
Prizren

15 qershor 1999: Një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kalon pranë një tanku gjerman më 15 qershor të vitit 1999. Trupat e UÇK-së marshuan në këtë qytet pas largimit të një konvoji të gjatë të civilëve dhe policëve serbë nga Prizreni.

6 qershor 2024: Njëzetepesë vjet pas kësaj dite, në të njëjtin vend shihet objekti i përfunduar i hotelit “Theranda”.

Rahovec 10 korrik 1999: Mijëra qytetarë kishin dalë këtë ditë në qendër të qytetit në Rahovec në ditën e katërt të protestës kundër një dislokimi të mundshëm të trupave paqeruajtëse ruse. Qytetarët shqiptarë të Rahovecit kishin protestuar për disa ditë duke thënë se paraushtarakët rusë kishin marrë pjesë në dhunën serbe kundër tyre.   6 qershor 2024: Përveçse është zvogëluar hapësira e sheshit, xhamia është rrënuar dhe ndërtuar një e re. Disa objekte që shihen para 25 vjetësh ende janë aty, vetëm se kanë pamje tjetër të jashtme.
Rahovec

10 korrik 1999: Mijëra qytetarë kishin dalë këtë ditë në qendër të qytetit në Rahovec në ditën e katërt të protestës kundër një dislokimi të mundshëm të trupave paqeruajtëse ruse. Qytetarët shqiptarë të Rahovecit kishin protestuar për disa ditë duke thënë se paraushtarakët rusë kishin marrë pjesë në dhunën serbe kundër tyre.

6 qershor 2024: Përveçse është zvogëluar hapësira e sheshit, xhamia është rrënuar dhe ndërtuar një e re. Disa objekte që shihen para 25 vjetësh ende janë aty, vetëm se kanë pamje tjetër të jashtme.

Rahovec 10 korrik 1999:  Në këtë fotografi të publikuar nga Reuters, shihen mijëra qytetarë shqiptarë të Rahovecit derisa protestojnë kundër mundësisë që për sigurinë e tyre të kujdesen trupat ruse që kishin hyrë në Kosovë pa një koordinim me NATO-n.   6 qershor 2024: Sheshi në të cilin u zhvillua protesta, sot ka një pamje krejtësisht tjetër. Një xhami e madhe dhe shumë objekte të reja.
Rahovec

10 korrik 1999:  Në këtë fotografi të publikuar nga Reuters, shihen mijëra qytetarë shqiptarë të Rahovecit derisa protestojnë kundër mundësisë që për sigurinë e tyre të kujdesen trupat ruse që kishin hyrë në Kosovë pa një koordinim me NATO-n.

6 qershor 2024: Sheshi në të cilin u zhvillua protesta, sot ka një pamje krejtësisht tjetër. Një xhami e madhe dhe shumë objekte të reja.

Prizren 16 korrik 1999: Mjete ushtarake gjermane shihen duke patrulluar në rrugët e Prizrenit më 16 korrik të vitit 1999. Trupat gjermane ishin vendosur atëkohë në Prizren në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s.   5 qershor 2024: Kjo rrugë ka ndryshuar shumë pak. Xhamia mbetet e njëjta dhe shtëpitë përreth kanë pësuar pak ndryshime përgjatë 25 vjetëve. Disa biznese i kanë mbijetuar kohës dhe mbajnë emrin e njëjtë.
Prizren

16 korrik 1999: Mjete ushtarake gjermane shihen duke patrulluar në rrugët e Prizrenit më 16 korrik të vitit 1999. Trupat gjermane ishin vendosur atëkohë në Prizren në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s.

5 qershor 2024: Kjo rrugë ka ndryshuar shumë pak. Xhamia mbetet e njëjta dhe shtëpitë përreth kanë pësuar pak ndryshime përgjatë 25 vjetëve. Disa biznese i kanë mbijetuar kohës dhe mbajnë emrin e njëjtë.

Prizren 14 qershor 1999: Një automjet i modifikuar serb me flamur të Jugosllavisë, shihet derisa largohet nga Prizreni nën mbikëqyrje të forcave paqeruajtëse të KFOR-it gjerman. Shumë qytetarë shihen duke vëzhguar nga afër tërheqjen e trupave serbe. KFOR-i kujdesej për të parandaluar tensionet eventuale dhe përplasjet ndëretnike.   5 qershor 2024: Në udhëkryqin e njëjtë, 25 vjet pas shihet se është larguar tabela rrugore që më 1999 tregonte drejtimet për Prishtinë, Ferizaj, Shkup dhe Brezovicë.
Prizren

14 qershor 1999: Një automjet i modifikuar serb me flamur të Jugosllavisë, shihet derisa largohet nga Prizreni nën mbikëqyrje të forcave paqeruajtëse të KFOR-it gjerman. Shumë qytetarë shihen duke vëzhguar nga afër tërheqjen e trupave serbe. KFOR-i kujdesej për të parandaluar tensionet eventuale dhe përplasjet ndëretnike.

5 qershor 2024: Në udhëkryqin e njëjtë, 25 vjet pas shihet se është larguar tabela rrugore që më 1999 tregonte drejtimet për Prishtinë, Ferizaj, Shkup dhe Brezovicë

Han i Elezit 12 qershor 1999: Një ushtar amerikan valëvit flamurin e shtetit të tij më 12 qershor, ndërsa nëntë automjete të blinduara Humvee të KFOR-it nga Divizioni Ajror i SHBA-së, shihen teksa hyjnë në territorin e Kosovës.   6 qershor 2024: Objekti që shihet pas ushtarëve të KFOR-it ka ndryshuar pak. Ai shfrytëzohet tani nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut.
Han i Elezit

12 qershor 1999: Një ushtar amerikan valëvit flamurin e shtetit të tij më 12 qershor, ndërsa nëntë automjete të blinduara Humvee të KFOR-it nga Divizioni Ajror i SHBA-së, shihen teksa hyjnë në territorin e Kosovës.

6 qershor 2024: Objekti që shihet pas ushtarëve të KFOR-it ka ndryshuar pak. Ai shfrytëzohet tani nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut, raporton REL.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here