Legjenda argjentinase Ángel Di María, aktualisht te Rosario Central, ka habitur tifozët duke zbuluar një plan aspak të zakonshëm për karrierën pas futbollit aktiv.
Në një intervistë për ESPN, Di María tregoi se po planifikon të krijojë një “duo trajnerësh” me shokun e tij të përfaqësueses, Leandro Paredes, përcjell Gazeta Express.
Di María konfirmoi se tashmë ka nisur kursin për licencën e trajnerit:
“Po, do ta provojmë kur të vijë momenti. Unë jam më i madh në moshë dhe po përgatitem. Paredes ka ende vite për të luajtur, por unë po shoh përpara.”
Dyshja ka rënë dakord edhe për stilin taktik që do të përdorin:
“Gjithmonë 4-3-3, deri në fund. Ne mendojmë njësoj, kështu që nuk ka problem,” tha ai.
Madje, ata kanë vendosur edhe klubet që do të drejtojnë:
“E kemi diskutuar. Nëse kushtet janë të duhura, secili do të marrë një klub—unë Rosario Central, ai Boca Juniors. Është vendosur tashmë,” tha Di María duke buzëqeshur.
Di María, që ka shkëlqyer me Benfica, Real Madrid, PSG dhe Juventus, është një nga ikonat e futbollit argjentinas, fitues i Kupës së Botës, Lojërave Olimpike dhe Copa América bashkë me Lionel Messin.
Paredes, mesfushor me eksperiencë te Roma, Zenit, PSG dhe Juventus, gjithashtu ishte pjesë e ekipit kampion bote në Katar 2022 dhe ka luajtur tre sezone me Di Marían te PSG.













































