Nga janari deri në nëntor të vitit 2024, 1 mijë e 529 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm në nëntor të vitit që shkoi, janë shkurorëzuar 121 çifte, raporton Indeksonline.
E që krahasuar me një muaj më parë, muajin tetor ka një rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuara për -21 %.
Sipas të dhënave të ASK-së gjatë muajit nëntor, Peja kryeson me numrin më të madh të shkurorëzimeve. Gjatë nëntorit në pejë 11 çifte i dhanë fund martesës së tyre. Pasuar nga Ferizaj dhe Gjakova me nga 9 raste. Pastaj vjen Prizreni dhe Suhareka me nga 8 raste të shkurorëzimeve. Mitrovica, Istogu dhe Vushtrria me nga 7 raste si dhe Skenderaji, Rahoveci dhe Deçani me nga 6 raste.
Ndërsa kryeqyteti Prishtina, gjatë muajit nëntor ka vetëm 6 raste të shkurorëzimeve./Indeksonline/.