Nga cilësia e gjumit, tek aktiviteti fizik, ja çelësi sekret për një zemër të shëndetëshme

0
318

Shëndeti i mirë i zemrës është një objektiv parësor që duhet ta ketë çdo njeri. Ai nuk ka plotësisht një origjinë gjenetike dhe është në varësi edhe të stilit të jetesës.

Rrjedhimisht, njeriu mund të marrë disa masa, sado të vogla, për të bërë një ndryshim rrënjësor në shëndetin e zemrës.

Rreziku i sëmundjeve të zemrës pëson një ulje shumë të madhe kur njeriu heq dorë nga jeta pasive dhe angazhohet në aktivitet fizik për të paktën një orë në javë.

Ekspertët thonë se sa më aktiv të  jetë njeriu, aq më shëndetplotë është ai.

Megjithatë, sipas studimeve, një orë aktivitet i plotë fizik gjatë javës bën një ndryshim të rëndësishëm.

Studimet e fundit rekomandojnë ndjekjen e planit 5-10-8 që synon të minimizojë rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe të garantojë një shëndet të mirë dhe afatgjatë të saj.

Gjeni më poshtë të shpjeguar në artikull formulën e jetëgjatësisë.

5 racione fruta dhe perime

Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës.

Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve.

Bëni një përpjekje të vërtetë dhe qëndrojini parimit të pesë racioneve fruta dhe perime në ditë.

Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.

10 minuta aktivitet fizik

Këshillohet të kryeni çdo ditë të paktën 10 minuta aktivitet intensiv fizik në ditë.

Rekomandimet thonë që njeriu duhet të lëvizë minimalisht për 30 minuta në ditë, por 10 minuta munden të bëjnë ndryshim.

Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 përqind.

Ngjisni shkallët, ecni, lëvizni në të mirë të zemrës.

8 orë gjumë

Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën.

Garantimi i saj mund të jetë proces sfidues për ju, megjithatë është shumë e rëndësishme.

Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime.

Këto hapa mund të provohen fillimisht gjatë harkut kohor të dy javëve përpara se të bëni ndryshime madhore në stilin tuaj të jetesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here