Nga 21 qershori nis verifikimi i përfituesve të skemave pensionale

0
326

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, njoftoi të hënën së për shkak të zbutjes së masave dhe situatës pandemike, ka nisur procesi i lajmërimit të përfituesve të skemave pensionale, me qëllim të verifikimit.

Nga 21 qershori deri më 15 korrik, sipas Ministrisë, do të lajmërohen të gjithë përfituesit që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit, e nga 18 korriku deri më 31 gusht, të vaksinuarit.

“Në rastin e paraqitjes, pensionistët duhet të prezantojnë faturat e rrymës të vendbanimit të tyre. Në rast të qëndrimit me qira, së bashku me faturën e rrymës duhet të prezantohet edhe kontrata e qirasë”, thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here