Nga 2012-ta pjesë e PSG, Verrati vendos rekord në futbollin francez

0
391

Katër javë para fundit të Ligue 1, PSG iu gëzua mbrëmjen e së shtunës titullit numër 10-të në historinë e saj teksa skuadra e drejtuar nga trajneri Mauricio Pochetino i mjaftoi një barazim 1-1 ndaj Lens në shtëpi.

Ndërkaq, pjesë e kryeqytetasve prej vitit 2012-të ky ishte një titull special për Marco Verratin. Mesfushori festoi titullin numër tetë me parisienët, një arritje të cilën asnjë futbollist tjetër në Ligue 1 nuk ia ka dalë ta përmbushë më parë.

I transferuar në Francë nga Pescara në vitin 2012, Verrati është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG duke koleksionuar 243 paraqitje ndërsa ka shënuar edhe shtatë gola me fanellën e parisienëve./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here