Nga 100 martesa, 25 çifte kërkojnë divorc

0
489
Foto: Ilustrim

Numri i martesave gjatë dekadës së fundit ka patur shumë luhatje.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në vitin 2010 janë regjistruar 25,500 martesa. Në vitet në vazhdim numri i tyre është në nivelin rreth 22 mijë martesa në vit. Ndërsa në vitin 2018, deri në muajin Shtator janë regjistruar vetëm 16 mijë e 848 martesa.

Por në një kohë që martesat vijnë në ulje, numri i divorceve po rritet në mënyrë të frikshme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, viti 2017 mban rekord për çështjes e zgjidhjes së martesës, ku janë regjistruar 7,956 divorce.

Pra gjatë një dite, në të gjitha gjykatat e vendit merret vendimi për ndarjen e 22 çifteve. Krahasuar me shifrën e divorceve në 2013, rezultojnë 1,244 divorce më tepër. Ndërsa në harkun kohor të dhjetë viteve kemi një rritje me 1,847 zgjidhje martese. Po ashtu, koeficienti i numrit të divorceve për 100 martesa ka ardhur në rritje, pasi nga 14,8 divorce për 100 martesa në 2007, në 25 në 2017.

Kryeqyteti vazhdon të kryesojë listën e numrit të divorceve, madje ky trend është në rritje. Pasi vetëm në vetëm në kryeqytet gjatë 9 muajve të fundit kanë kërkuar zgjidhjen e martesës 1687 persona, 110 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Këto fenomene, për psikologët janë të lidhura më disa faktorë. Rënia e numrit të martesave lidhet më së shumti me emigrimin, pasi të rinjtë çdo ditë e më shumë po ikin nga Shqipëria, por edhe me pasigurinë ekonomike.

Ndërsa rritja e numrit të divorceve sipas Dragotit ka të bëj më shumë me kërkesën e partnerëve, sidomos femrave për të qenë të lira. Pasojat negative të rritjes së numrit të divorceve në shoqëri janë të shumta, sidomos te fëmijët e prindërve të ndarë.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/shqetesuese-nga-100-martesa-25-cifte-kerkojne-divorc-592239/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here