Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë nga Kosova drejt Shqipërisë, nga data 1 korrik 2025 do të nisë zyrtarisht patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës në territorin shqiptar.
Ky zhvillim vjen pas nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe homologu i tij nga Kosova, Kolonel Gazmend Hoxha.
“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është forcimi i sigurisë rrugore, menaxhimi më efikas i trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet, si dhe parandalimi i shkeljeve dhe aksidenteve rrugore gjatë muajve të verës”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fposts%2Fpfbid0wtJGmzN9aK1Hn73VUJXcZqCgYd5MKFj7mT66E64rKdRmsQ4bX6adZ98Fha1gCtPvl&show_text=true&width=500
Drejtori Proda e cilësoi praninë e kolegëve kosovarë si një mbështetje të çmuar dhe simbol të harmonisë mes dy institucioneve, jo vetëm në fushën e policimit rrugor, por edhe në luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë.
Ndërkaq, Kolonel Hoxha u shpreh se pjesëmarrja e policëve të Kosovës në këtë mision është nder dhe përgjegjësi, duke theksuar përkushtimin për një bashkëpunim efektiv dhe në shërbim të qytetarëve.
“Patrullimet e përbashkëta synojnë të lehtësojnë lëvizjen dhe të ofrojnë një ndjenjë më të madhe sigurie për turistët dhe qytetarët që udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar gjatë sezonit turistik”.