Rikthimi i Neymar Jr te Santos ka qenë një ngjarje e madhe në botën e futbollit, dhe ylli brazilian ka treguar formë të shkëlqyer.
Megjithatë, sulmuesi 32-vjeçar nuk ishte i pranishëm në përballjen e fundit të Santos ndaj Corinthians për shkak të një shqetësimi fizik, shkruan 04 Online.
“Fatkeqësisht ndjeva pak dhimbje në javët e fundit… Doja shumë të ndihmoja ekipin, më pas bëmë teste në mëngjes, por ndjeva përsëri dhimbje”, deklaroi Neymar për mediat braziliane.
Pa praninë e tij në fushë, Santos nuk arriti të shmangë humbjen në ndeshjen e “Campeonato Paulista”, duke u mposhtur me rezultat 2-1 nga Corinthians.
Tifozët e Santosit shpresojnë që Neymar të rikuperohet shpejt dhe të ndihmojë ekipin në sfidat e ardhshme./04 Online