Neymar largohet nga grumbullimi i Brazilit për shkak të lëndimit

0
42

Sulmuesi brazilian Neymar është detyruar të largohet nga grumbullimi i kombëtares për ndeshjet ndaj Kolumbisë dhe Argjentinës, pas një lëndimi të ri, shkruan 04 Online.

Futbollisti i Santosit shprehu zhgënjimin e tij përmes një deklarate:

“Kthimi dukej kaq i afërt por fatkeqësisht nuk do të mund të kthehem të vesh fanellën më të rëndë në botë në këtë moment!.

Kishim biseda të gjata dhe të gjithë e dinë dëshirën e madhe që kam për t’u rikthyer, por erdhëm në konsensus dhe vendosëm të mos rrezikoj për mua që të përgatitem më mirë dhe të jem plotësisht i gatshëm të luaj. Faleminderit atyre që më dërguan mesazhe mbështetjeje”, ka thënë Neymar.

Pas gati dy vitesh jashtë kombëtares, Neymar u rikthye në listën e të ftuarve, por lëndimi e ndali atë nga një tjetër paraqitje me “Selecaon”./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here