Pas 12 vitesh largimi nga klubi që e bëri të famshëm, Neymar Jr është shumë pranë një rikthimi te Santosi. Burime të brendshme kanë zbuluar se ylli brazilian jo vetëm që ka dhënë dritën jeshile për transferimin, por edhe po planifikon një ceremoni të veçantë për tifozët e Santosit, duke përfshirë një ndeshje të lamtumirës për Al-Hilal dhe një festë të madhe rikthimi në Vila Belmiro, shkruan 04 Online.
Sipas një të afërmi të familjes së Neymar, ky vendim është më shumë se një transferim futbollistik. Neymar dëshiron të rikthehet te rrënjët e tij dhe të ndihmojë në ringritjen e Santosit si një nga klubet më të forta në Brazil. Po diskutohet gjithashtu një marrëveshje që përfshin mbështetje financiare për akademinë e të rinjve të klubit, ku Neymar filloi karrierën e tij.
Neymar pritet të zbulojë zyrtarisht lajmin në një video emocionuese, duke iu drejtuar drejtpërdrejt tifozëve të Santosit. “Kthimi nuk është vetëm për mua, është për qytetin dhe për ëndrrat e reja që do të lindin këtu,” mendohet të jetë pjesë e mesazhit të tij.
Detajet e marrëveshjes me Al-Hilal janë ende duke u finalizuar, por burime të sigurta thonë se transferimi është çështje ditësh. Ky rikthim mund të jetë një nga historitë më emocionuese të futbollit në vitet e fundit.