Neymar dëshiron të qëndrojë në Paris, edhe në qoftë se miku i tij më i mirë Lionel Messi largohet nga klubi në verë. Ylli brazilian ka një kontratë të vlefshme me kampionët e Francës deri në vitin 2027 dhe pavarësisht se drejtuesit e klubit duan ta “heqin qafe”, është vetë lojtari që preferon qëndrimin në “Parc des Princ”.
Mediat franceze bëjnë me dije vendimin e 31-vjeçarit dhe këto raportime vijnë menjëherë pasi në mediat botërore në ditët e fundit është përfolur së tepërmi e ardhmja e brazilianit.
Klubi më i interesuar mbetet Chelsea. “Blutë e londrës” bënë shpenzime marramendëse në merkaton e janarit dhe në verë dëshirojnë të kryejnë një tjetër goditje “big” në Premier League. Paris Saint Germain vendosi edhe çmimin e Neymar. “Parizienët” janë të gatshëm ta lënë të lirë për shumën e 60 milionë eurove, por mesa duket do të jetë e vështirë për ta hequr qafe, nisur edhe nga paga e lartë që përfiton 31-vjeçari, pasi asnjë klub nuk mund t’i ofrojë të njëjtën shumë që ai merr te PSG.
Së fundmi, kampionët e Francës u rikthyen te fitorja pas një mini krize që kaluan, ndërsa në fundjavë do të kenë një tjetër ndeshje vendimtare në Ligue 1 përballë Marseille./SS