Newcastle refuzon ofertën e Liverpool-it për Alexander Isak

0
85

Liverpool ka tentuar zyrtarisht të transferojë sulmuesin suedez Alexander Isak, por Newcastle United ka refuzuar menjëherë ofertën e “The Reds”, shkruan 04 Online.

Sipas The Athletic, kontakti fillestar u bë në mënyrë joformale, ndërsa më pas u pasua me një ofertë konkrete nga Anfield, e cila u hodh poshtë nga “Magpies”.

Newcastle nuk ka ndërmend të lejojë largimin e yllit të tyre këtë verë, duke theksuar se klauzola e lirimit e Isak hyn në fuqi vetëm në vitin 2026. Klubi synon të ruajë stabilitetin dhe të vazhdojë ndërtimin e skuadrës rreth lojtarëve kyç, me Isak që shihet si pjesë thelbësore e projektit afatgjatë në St. James’ Park./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here