Newcastle United ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Manchester Cityn 2-1 në një ndeshje të baraspeshuar të Ligës Premier.
Edhe pse “Citizens” kishin disa mundësi për të marrë epërsinë, vendasit arritën ta mbajnë fokusin dhe të sigurojnë pikët e plota.
Ndeshja nisi me dominim të Newcastle, që krijoi disa mundësi përmes Nick Woltmade dhe Lewis Hall, por asnjëri prej tyre nuk ia doli ta finalizonte topin në rrjetë.
Manchester City iu përgjigj me disa tentime nga Erling Haaland, por sulmuesi norvegjez e pati të vështirë të mposhtë portierin e Newcastle, Nick Pope, i cili realizoi disa pritje të shkëlqyera.
Në minutën e 63-të, ishte Harvey Barnes që shënoi një gol të bukur për të zhbllokuar rezultatin dhe për të kaluar Newcastle në epërsi.
Vetëm pesë minuta më vonë skuadra e Guardiolas barazoi rezultatin me anë të Ruben Dias.
Ndërsa Barnes arriti të shënoi dhe golin vendimtar të ndeshjes për 2-1 në minutën e 70-të.
Pas këtij momenti, City u mundua të reagonte, por Newcastle mbajti kontrollin dhe e mbylli ndeshjen me fitore.
Kjo ishte një fitore e rëndësishme për ekipin e Eddie Howe, që tani ka 20 pikë dhe mbetet konkurrues në luftën për vendet e larta në tabelë, ndërsa Manchester City i Pep Guardiola mbetet në kërkim të rikthimit në formë pas kësaj disfate.














































