Skuadra angleze me pronarët më të pasur në botë Newcastle United i është futur garës për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Chelseat Antonio Rudiger.
Me vlerën e pronarëve të rinj Newcastle nuk e ka problem të ofrojë një kontratë të majme për Rudigerin, i cili do të jetë lojtar i lirë në verë pasi që i skadon kontrata me Chelsean, raporton “The Telegraph”
Po ashtu, interesim serioz në shërbimet e mbrojtësit gjerman kanë shprehur edhe Real Madridi, Bayern Munich dhe Manchester United.
Rudiger do të ketë opsione të shumta të skuadrave për të zgjedhur nëse bëhet lojtar i lirë, por ylli i Chelseat ka thënë që është i hapur rreth mundësisë që të qëndrojë te kampioni evropian, ku bisedimet janë ende në zhvillim e sipër.