“Neuer është i nivelit të njëjtë me Messin për nga rëndësia në futboll”

0
85

Ish-futbollisti gjerman, Mario Gomez e ka çuar në qiell ish-bashkëlojtarin e tij tek Bayern Munichu dhe tek Kombëtarja gjermane, Manuel Neuer.

Portieri gjerman njihet për daljet e tij dhe shndërrimin në mbrojtës dhe për lojën fantastike me këmbë, si të ishte futbollist, shkruan “Gazeta Express”.

Andaj, ish-sulmuesi beson se me këtë rast Neuer ka bërë revolucion në futboll me gërshetimin e lojës me këmbë dhe me duar.

“Do ta vendosja Manuel Neuerin në të njëjtin nivel me Messin në aspektin e rëndësisë së lojës.”

“Unë as që e di nëse jemi të vetëdijshëm me atë që e përjetuam me një portier që i bëri revolucion total kësaj loje. Vetëm pas 20 vjetësh do ta kuptojmë plotësisht këtë.”

“Ai është portieri që i bëri të gjithë ta kuptojnë se këmbët janë po aq të rëndësishme sa duart për një portier. Mënyra se si i zotëron ai që të dyja është e pabesueshme.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here