Nesër pritet të votohet propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

0
316

Ambasadorёt e vendeve anëtare tё Bashkimit Evropian pritet qё tё mёrkurёn tё votojnё nё lidhje me propozimin e fundit tё presidencёs çeke pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn sipas tё tё cilit, liberalizimi hyn nё fuqi kur sistemi ETIAS bёhet funksional, e jo mё vonё se më 1 janar tё vitit 2024.

Ky votim ishte paraparё tё ndodhё javёn e kaluar, por u hoq nga agjenda pёr shkak tё situatёs nё veri e nё dritё tё takimit tё pasuksesshёm tё liderёve qё u mbajt më 21 nёntor.

Sipas tekstit tё cilin do ta votojnё ambasadorёt, në periudhën deri në fillimin efektiv të liberalizimit të vizave Kosova duhet të synoj lidhjen e marrëveshjeve tё riatdhesimit me shtet me tё cilat nuk ka aranzhime tё kёtilla, si dhe duhet tё përmbushë detyrimet e dala nga kёto marrёveshje.

Gjithashtu, nga vendi do të kёrkohet qё tё përpiqet të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Votimi nё nivel tё ambasadorёve pritet tё bёhet pa diskutime paraprake dhe nё kёtё mёnyrё mundёsohet vazhdimi i procedurave relevante legjislative qё do të çojnë deri te vendimi përfundimtar pёr liberalizimin e vizave.

Njёkohёsisht, presidenca çeke nё dokument rikujton rëndësinë që shtetet anëtare i kushtojnë hyrjes efektive në funksionimin e ETIAS brenda afateve të përcaktuara, dhe fton shtetet anëtare të vazhdojnë përpjekjet e tyre përgatitore për të siguruar respektimin e afateve të dakorduara.

Ndryshe, nё rast se sistemi ETIAS bёhet funkisional nё afatin e dakorduar, pёrkatёsisht nё nёntor tё vitit 2023, atëherё njёkohёsisht hyn nё fuqi edhe liberalizimi i vizave pёr Kosovёn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here