Nesër edhe një tentativë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

0
92

As pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. Edhe pse nesër pritet të mbahet përpjekja e e radhës për zgjedhjen e Kryesisë së Kuvendit, sinjal për zgjidhje të ngërçit nuk ka.

Lëvizja Vetëvendosje dje ndryshoi kandidatin për këtë pozitë, duke e propozuar Ministrin në detyrë të Financave, njëherit deputetin Hekuran Murati.

Ai mori 57 vota pro, ndërsa 52 ishin kundër. Abstenuan 6 deputetë. Pos Nismës Socialdemokrate abstenuan edhe deputetë të AAK-së për herën e parë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari konstatoi se në bazë të rezultatit kandidati i propozuar nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit dhe për rrjedhojë ndërpreu seancën për sot.

Seanca e nesërme pritet të nisë në orën 11:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here