Nesër disa lagje dhe rrugë të Prizrenit nuk do të furnizohen me ujë të pijes

0
216

Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një njoftimi për media bën të ditur se nesër me datën 17.12.2022 prej orës 09:00 deri në ora 16:00 sipas njoftimit për ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, gjë që pamundëson furnizim me ujë të pijes tek “40 Bunarët“ dhe pa furnizim të ujit do të mbesin këto lagje:

  • Lagjja Dardania
  • Kurilla pjesërisht
  • Ukë Bytyqi
  • Kazerma e FSK -së

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here