Nëse zgjoheni natën pothuajse në të njëjtën orë çdo natë, ky është kuptimi sipas mjekësisë tradicionale kineze

0
517

Sipas gojëdhënave, nëse zgjohesh nga gjumi gjatë natës, dikush po të shikon në ëndërr. Por sipas mjekësisë nuk është kështu. Mjekët tradicionalë kinezë kanë një tjetër shpjegim. Sipas tyre, çdo organ ka orën e tij biologjike, ndaj ekziston dhe një kohë optimale për çdo aktivitet.

Disa organe bëjnë punën më të madhe gjatë natës dhe arsyeja pse zgjoheni gjithmonë në të njëjtën orë mund të jetë simptomë e një problemi shëndetësor, ndaj mos e neglizhoni.

Nëse zgjoheni mes orës 11 deri në 1 të mëngjesit

Në këtë orë, organi që po kryen më shumë punë është tëmthi, i cili po punon për të tretur të gjithë yndyrat që keni konsumuar gjatë ditës. Nëse zgjoheni gjithmonë në këto orar, duhet të përpiqeni të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit.

Nëse zgjoheni mes orës 1 deri në 3 të mëngjesit

Keni probleme me mëlçinë. Në këtë orar, mëlçia po kryen më shumë punë se organet e tjera.

Nëse zgjoheni mes orës 3 deri në 5 të mëngjesit

Kjo është koha kur mushkëritë mbledhin oksigjen dhe e kalojnë atë në të gjitha sistemet e tjera në përgatitje për një ditë të re si dhe moment kur largon nga trupi toksinat e pranishme. Zgjimi dhe kollitja gjatë kësaj kohe mund të jetë një shenjë që ju duhet të konsumoni ushqim më të shëndetshëm ose të thithni ajrin më të pastër.

Nëse zgjoheni mes orës 5 deri në 7 të mëngjesit

Kjo kohë është për pastrimin dhe rinovimin e zorrëve. Kjo është dhe arsyeja përse shumë prej nesh ndjejnë lëvizje zorrësh në këto kohë. Për të ndihmuar këtë proces, pini sa më shumë ujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here