Nëse keni diarre, lajthia ju vjen në ndihmë!

0
242

Lajthia është një shkurre me lartësinë e një peme të vogël, deri në 7 metra, e cila gjendet kudo në pyjet e vendit tonë. Lulëzon gjatë periudhës janar-shkurt dhe piqet zakonisht në fillim të shtatorit. Ka lëvore të murrme dhe të lëmuar.

Lajthia është një ndër ftutat e thata që pëlqehet mjaft për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Asaj i përdoren frutat, lulet, gjethet, lëvoret e degëve si dhe vaji i saj yndyror. Fruit dhe fara janë shumë të këndshëm dhe të ushqyeshëm.

Përdoren të freskët, të thatë si dhe të përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme. Ato përmbajnë rreth 60% vajra, 15% albumin, sheqerna, kripëra të hekurit etj. Është shumë i mirë në lehtësimin e tretjes pasi eleminon të vjellat dhe freskon sistemin nervor.

Me miellin e saj dhe të grurit bëhet një bukë shumë e mirë dhe e ushqyeshme.

Thelbi i frutit të lajthisë ka mjaft vitamina si: A, B1, B2, PP, kripëra minerale. Ai rekomandohet për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë shtatzëna. Prej tij del një vaj eterik, i cili qetëson dhëmbin e sëmurë, thumbimet e insekteve dhe eleminon parazitët në zorrë.

Gjethet e thara të lajthisë kanë shije rrudhëse në të hidhur. Ato përmbajnë lëndë tonike dhe kanë veprime qetësuese në infeksionet e zorrëve dhe në diare. Lëngu i lëvoreve të drurit të lajthisë ka veti antipiretikë. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë.

Nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga dyspepsia dhe fshikëza e tëmthit.

Shërben gjithashtu si një astrigjen i mirë, antiflamatik dhe si një pastrues i përgjithshëm i të gjithë organizmit, sidomos kur konsumohet së bashku me mjaltin natyral.

Kurimi i anemisë dhe dobësive të organizmit

Merren 1 kg lajthi, thërrmohen dhe përzihen me 1 kg mjaltë. Prej kësaj përbërje merren çdo ditë 3-4 lugë gjelle, duke vazhduar kurën për 30 ditë.

Kurimi i diaresë

Meqënëse gjethet e lajthisë përmbajnë lënde tonike, përdoren me efekt kundër diaresë. Çaji i gjetheve, përgatitet duke marrë 1 lugë gjelle me gjethe të grimcuara të lajthisë, të cilat zhyten në një gotë me ujë të valuar dhe lihen aty, për 10 minuta.

Përftohet një lëng i cili pihet njëherësh. Po ky lëng, përdoret edhe për shpërlarje në sëmundjet e lëkurës dhe parazitëve në zorrë. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimit të insekteve.

Fruti i lajthisë kuron edhe ngushtimin e venave apo gjakderdhjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here