Sëmundja e një fëmije është një përvojë e vështirë për çdo prind. Shumë probleme mund të evitohen nëse simptomat shihen me kohë.
Gazeta Express vendosi që sot t’ju tregojë rreth shtatë shenjave të rëndësishme që tregojnë se shëndeti i fëmijës është i dobët dhe se nuk duhet të injorohet.
- Rritja e ndonjë nishaniImage
Nëse ndonjë shenjë asimetrike, me ngjyrë të pazakonshme ose e madhe (më shumë se 6mm) paraqitet në trup, ose një nishan ekzistues fillon të rritet, këto janë shenja se fëmijën tuaj duhet ta dërgoni tek ndonjë mjek, transmeton Gazeta Express.
- Rënia e flokëveImage
Burimi i këtij problemi është, me shumë gjasë, i fshehur brenda në trup. Arsyeja mund të jetë mungesa e vitaminave. Për ta gjetur arsyen e vërtetë, është e nevojshme ta dërgoni fëmijën te ndonjë pediatër.
- Ndryshim në sjellje dhe humorImage
Një rënie e papritur apetiti, probleme me gjumë ose rënie në lëvizje janë arsye të rëndësishme për ta çuar tek mjeku.
- Rritje të madhësisë së kokësImage
Fontanella është absolutisht normale për foshnjat. Ajo mbyllet me kohë, por nuk duhet të rritet – të bëhet më e madhe. Nëse ndodh, mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje.
- Dëgjim i dobësuarImage
Nëse foshnja nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet kur e thirrni atë në emër, ai ose ajo ka probleme me dëgjim. Kjo duhet të kontrollohet menjëherë tek ndonjë mjek, transmeton Gazeta Express.
- Etje e vazhdueshmeImage
Dëshira për të pirë shpesh mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz. Në këtë rast, duhet ta takoni ndonjë mjek.
- Gërhimë të zhurmshmeImage
Gërhima e qetë nuk është shenjë e rrezikshme. Megjithatë, gërhima e zhurmshme mund të jetë tregues i probleme me frymëmarrje. Është e rrezikshme t’i injoroni këto simptoma, pasi mund të jenë shenja të ndonjë infeksioni.