Nëntë vjet nga pranimi historik i Kosovës në UEFA

0
80

Sot bëhen nëntë vjet nga një ndër momentet më të rëndësishme në historinë e sportit kosovar. Më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtarja më e re e UEFA-s gjatë Kongresit të 40-të të mbajtur në Budapest, duke i dhënë fund izolimit të futbollit kosovar pas më shumë se dy dekadash, shkruan 04 Online.

Në atë kongres historik, Kosova mori mbështetjen e 28 federatave evropiane, ndërsa 24 votuan kundër dhe dy abstenuan.

Pranimi në UEFA i hapi rrugë anëtarësimit në FIFA, që ndodhi vetëm 10 ditë më vonë, më 13 maj 2016, kur Kosova u bë anëtarja e 210-të e saj, duke marrë 141 vota pro në Kongresin e 66-të të FIFA-s.

Ky dyfishim historik e vendosi Kosovën në hartën ndërkombëtare të futbollit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here