Vendimi për liberalizmin e vizave për Kosovën është nënshkruar të mërkurën.
Ai është nënshkruar nga presidentja e PE-së Roberta Metsola dhe nga ministrja e Suedisë, Jessika Roswall, e cila e përfaqëson Këshillin e Bashkimit Evropian (BE) në emër të kryesuesit të radhës.
Ceremonia e nënshkrimit do të bëhet publike më vonë.
Nënshkrimi është bërë pasi të martën Parlamenti Evropian (PE) në seancë plenare ka miratuar këtë akt, me çka edhe ka marrë fund procesi i vendimmarrjes.