Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Stacionit të Policisë në Zubin Potok

0
71

Policia e Kosovës sot ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objekteve të Stacionit të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) në Zubin Potok.

Pas anulimit të një procedure paraprake, Zyra e Prokurimit të Policisë në ri-tenderim e përzgjodhi konsorciumin fitues të tenderit.

Bazuar në njoftimin e Policisë në platformën e-prokurimi, konsorciumi fitues i kontratës është ai i përbërë nga kompanitë “Beni Com” Sh.P.K. dhe “Olti Trasing” Sh.P.K..

Vlera e përgjithshme e kontratës së dhënë është 1.1 milionë euro.

Ky tender ka për qëllim punët e ndërtimit të stacionit policor, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës, veçanërisht, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të Zubin Potokut, një zonë në veri të Kosovës me sfida të ndjeshme të sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here