Kujtim Gashi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), zhvilloi takime në Has, ku u takua me anëtarët e partisë në nëndegët Planej, Krajk dhe Gjonaj.
Gashi theksoi rëndësinë e mobilizimit të të gjithë aktivistëve dhe mbështetësve të PDK-së për zgjedhjet e 9 Shkurtit. Ai u shpreh i bindur se mbështetja e fuqishme nga komuniteti i Hasit është një faktor i rëndësishëm drejt fitores në këto zgjedhje.
Postimi i plotë i Gashit:
Sonte në Has, me nëndegët Planej, Krajk dhe Gjonaj, për tu takuar me anëtarët e partisë dhe për tu mobilizuar drejt fitores së 9 shkurtit.