Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në stacionin policor në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, është rrahur me vjehrrën dhe mikun e tij (nënë e birë).
Tre të dyshuarit janë arrestuar si dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 00:17 në Prizren.
Me vendim të prokurorit, një i dyshuar (dhëndri) është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren 27.05.2022 – 00:17. Raportohet se një mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, është rrahur me vjehrrën dhe mikun e tij (nënë e birë). Tre të dyshuarit janë arrestuar si dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.